Brit Awards 2019: Veshjet më të mira dhe më të këqija

Shfaqja më e madhe e çmimeve britanike BRIT Awards, është duke u zhvilluar në O2 Arena të Londrës, ku Hugh Jackman, Pink dhe Calvin Harris janë në mesin e interpretuesve.

ShowBiz

20/02/2019 22:19

Përpara gjithë kësaj ceremonie, ishte qilimi i kuq – me një koleksion të ndryshëm të modës, me veshje mjaft interesante nga yjet, shkruan news transmeton lajmi.net.

Duke filluar nga, Montana Brown ajo nuk është veshur për motin britanik, pasi shfaqet me një fustan të shkurtër të tejdukshëm por duket e mrekullueshme nga përpara:

Për fat të keq, kur ajo kthehet përreth kamerave, materiali i dukshëm duket se ka marrë më tepër …dhe zbulon më shumë se ç’duhet.

Dua Lipa duket e mrekullueshme në një fustan me përmasa të ngjashme me veshjet famëkeqe të këngëtares, Katy Perry nga java e kaluar.

Këngëtarja e muzikës pop, Madison Beer ka zgjedhur një fustan transparent për BRIT awards 2019:

Grupi britanik i vajzave “Little Mix” kanë mahnitur të gjithë me këto veshje që plotësojnë: Toka! Era! Zjarri! Uji! Është sikur planetët morën qilimin e kuq.

E më poshtë mund t’i shikoni të gjithë artistët tjerë dhe vlerësojeni vetë veshjet unike të tyre.

/Lajmi.net/