Brexit: Theresa May shtyn prezantimin e planit të ri deri në qershor

Prezantimi i planit të ri për Brexit-in do të shtyhet deri në qershor. Projektligji për Brexit-in e kryeministres, Theresa May nuk do të publikohet apo debatohet deri në fillim të qershorit, ka thënë qeveria britanike.

Bota

23/05/2019 21:58

Kryeministrja May vazhdon të përballet me presion nga deputetët e saj për të dhënë dorëheqje pasi bëri të ditur se do të dërgojë në parlament një plan të ri të Brexit-it.

Theresa May më herët kishte thënë se projektligji do të prezantohet të premten. Britania është dashur të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars por kryeministrja, Theresa May, nuk arriti të bindë ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së.

May megjithatë arriti të marrë pajtimin e BE-së për shtyrjen e afatit të Brexit-it deri më 31 tetor, datë kjo kur Britania duhet të dalë nga BE-ja me ose pa marrëveshje.