Bretkosa dhe Maqedonia, sipas Bukoshit

Bujar Bukoshi, një nga pesë zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, nuk po e duron politikën e qeverisë maqedone karrshi Kosovës. Në mbledhje të qeverisë, ai foli me tone të ashpra ndaj masave të fundit të ndërmarra nga Maqedonia. Ai tha se politika e këtij shteti është e tipit arkaik. Kërkojë nga kryeministri që kjo politikë…

Lajme

11/09/2013 10:59

Bujar Bukoshi, një nga pesë zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, nuk po e duron politikën e qeverisë maqedone karrshi Kosovës.

Në mbledhje të qeverisë, ai foli me tone të ashpra ndaj masave të fundit të ndërmarra nga Maqedonia. Ai tha se politika e këtij shteti është e tipit arkaik. Kërkojë nga kryeministri që kjo politikë të mos tolerohet, pasi sipas tij, faji është i Maqedonisë dhe jo i përbashkët për bllokadën e shkaktuar.

“Z. Kryeministër, pa dashur që kjo punë të eskalohet, se kjo është një kombinim në mes një skandali etj. etj., se juve ju ka rënë hise që të involvoheni edhe në këtë punë, unë ju kisha bërë thirrje që të jepni tonin e kësaj mosmarrëveshjes”.

“Sipas medimit tim, si anëtar i këtij kabineti, konsideroj se kjo është një tip arkaik i politikës së vjetër prej Polishevskit e teposhtë apo përpjetë si doni- absolutisht anti evropiane”.

“Unë s’ kisha pasur dëshirë, që kjo situatë të relativiozohet, të nivelizohet, që edhe këta kanë faj edhe këta kanë faj. Inicialia është në kontuinitet me tone shumë ekstreme nacionaliste për të cilat ne po mundohemi me të gjithë potencialin që të tregohemi konstruktivë”.

“Unë kam parë skena mjaft morbide kur e pash ministrin Saraqini në vizitë në Kosovë… Duhet t’ia bëjmë me dije palës maqedonase se kjo është tipike arkaike dhe këto nuk do të tolerohen”.

“Nuk duhet të kemi kurrafër kompleksi, sipas asaj (fabulës) së La Fontaine kur bretkosa don ta shtrijë këmbën dhe të mbathet me patkua”.