Breshër i madh “zbardh” Prishtinën

Disa rajone të Kosovës janë përfshirë sot nga reshje të dendura të shiut dhe breshrit. Rrebesh i madh ka përfshirë edhe Prishtinën, ku breshri nuk ka të ndalur, shkruan Lajmi.net. Nga video dhe fotografitë të realizuara në rrugën “Muharrem Fejza” shihet se breshëri e ka zbardhur tërësisht tokën. Ndërkaq kujtojmë se gjatë ditës së djeshme…

Lajme

21/05/2024 19:46

Disa rajone të Kosovës janë përfshirë sot nga reshje të dendura të shiut dhe breshrit.

Rrebesh i madh ka përfshirë edhe Prishtinën, ku breshri nuk ka të ndalur, shkruan Lajmi.net.

Nga video dhe fotografitë të realizuara në rrugën “Muharrem Fejza” shihet se breshëri e ka zbardhur tërësisht tokën.

Ndërkaq kujtojmë se gjatë ditës së djeshme nga të reshurat e shumta të shiut disa zona të Prishtinës ishin përfshirë nga vërshimet.

Madje edhe disa rrugë kryesore ishin tërësisht të mbyllura dhe të pa qarkullueshme.

Ndërkaq ekipet emergjente gjatë tërë ditës kishin qëndruar për të pastruar rrugët dhe për të krijuar mundësi për lëvizje. /Lajmi.net/