Brescia e ‘përzë’ nga stërvitja Balotellin
Mario Balotelli është dërguar në shtëpi nga Brescia të martën pasi shkoi në stërvitje pas një periudhe bllokimi.

Sport
Sky në Itali raporton se sulmuesi i dërgoi klubit të tij një email mbrëmë, duke u thënë atyre se do të kthehej, pasi vijojnë përgatitjet për rinisjen e sezonit të Serisë A, më 20 qershor.
Sidoqoftë, Brescia raportohet se i kishte thënë Balotellit se nuk e kishin parë emailin deri në mëngjes dhe nuk kishin pasur kohë të organizonin ndonjë stërvitje për të, përcjell lajmi.net.
Ndërsa Balotelli u largua, pas një bisede të shkurtër me një punonjës të klubit, ai raportohet të ketë thënë për media, “tani thuaj që nuk dua të stërvitem”.
Balotelli, i cili nënshkroi një marrëveshje tre-vjeçare në klub verën e kaluar, tani mund të kthehet në stërvitje të mërkurën. /Lajmi.net/