Brenet: Do t’i hamë të gjallë MSN e Barçës

Mbrojtësi i PSV Eindhove, Joshua Brenet dëshiron që të përballet me Barcelonën.

Sport

09/12/2015 13:26

PSV Eindhoven u kualifikua në fazën e 1/16-ve pas fitores ndaj CSKA-s së Moskës 2-1.

Pas këtij suksesi, mbrojtësi i ekipit holandez, Joshua Brenet dëshiron që të përballet me Barcelonën.

Ai është shprehur se do t’i hante të gjallë Lionel Messin, Neymarin e Luis Suarezin nëse do të përballeshin, përcjell “Albeu.com”.

“Çdo klub është i bukur, por unë jam një tifoz i madh i Barcelonës. Do të ishte diçka e bukur nëse luajmë kundër tyre raundin tjetër, në raundin tjetër ose në finale. Messi, Suarez dhe Neymar, ne do t’i hanim te gjallë ata”, ka theksuar mbrojtësi i PSV Eindhoven.