Brendan Rogers: Nuk ka pasur oferta të reja të Chelseas për Fofanan

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rogers, në një intervistë të dhënë së fundi, ka deklaruar se nuk ka pasur oferta të reja për mbrojtësin Wesley Fofana nga Chelsea. Mbrojtësi është i dëshirueshëm nga londinezët, të cilët tentuan ta afrojnë në skuadër me anë të disa ofertave javë më parë. Tani duket se situata është më…

Sport

18/08/2022 15:15

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rogers, në një intervistë të dhënë së fundi, ka deklaruar se nuk ka pasur oferta të reja për mbrojtësin Wesley Fofana nga Chelsea.

Mbrojtësi është i dëshirueshëm nga londinezët, të cilët tentuan ta afrojnë në skuadër me anë të disa ofertave javë më parë.

Tani duket se situata është më e qetë dhe se “blutë” janë tërhequr disi nga tentativat për lojtarin, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka pasur oferta të tjera për Wesley Fofana nga Chelsea”, tha shkurtazi ai, shkruan Fabrizio Romano.

Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete në vijim të bisedimeve. /Lajmi.net/