Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i DASH-it, viziton Kosovën – në agjendë takime të rëndësishme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Brendan Hanrahan, ka mbërritur për vizitën e tij të parë në Kosovë. Në një postim në platformën X, ambasada bëri të ditur se Hanrahan është pritur nga E Ngarkuara…

Lajme

12/07/2025 19:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Brendan Hanrahan, ka mbërritur për vizitën e tij të parë në Kosovë.

Në një postim në platformën X, ambasada bëri të ditur se Hanrahan është pritur nga E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, e cila shprehu kënaqësinë për këtë vizitë.

“Sonte, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpresë zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane në DASH, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë,” thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasada ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, zyrtari amerikan do të zhvillojë takime dhe vizita të rëndësishme, me fokus në forcimin e prioriteteve të SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe zhvillim ekonomik./lajmi.net/