Brenda rezidencës 21 milionë dollarëshe të Jennifer Aniston

Që kur e hapi llogarinë e saj në Instagram tre muaj më parë, Jennifer Aniston ka ndarë pjesë nga rezidenca e saj e jashtëzakonshme 21 milionë dollarëshe në Bel Air.

ShowBiz

22/01/2020 08:17

Aktorja 50-vjeçare, të hënën, përmes një fotografie zbuloi si duket banjo e saj, mëngjesin pas ndarjes së çmimeve SAG, shkraun DailyMail, transmeton lajmi.net.

Jennifer bleu shtëpinë 8,500 metra katrorë më 2011, rezidenca u projektua nga A. Quincy Jones dhe përfundoi në 1965.

Shtëpia e saj përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një bodrum vere, pishinë dhe bujtinë; ajo gjithashtu ka pamje nga qytetit dhe oqeanit, në pothuajse dy hektarë tokë.

Marcello Villano dhe Anne Attiger e shndërruan hapësirën jashtë shtëpisë në një oazë të përbërë nga tarraca, kopshte të frymëzuara nga Azia dhe dhoma të ndërlidhura, sipas Architectural Digest.

Ajo e kishte ndihmuar Stephen Shadley të shndërronte shtëpinë e saj në atë që e ëndërronte gjithmonë.

Në imazhin që e ndau pas SAG Awards, shihet fustani i Dior në vaskën prej mermeri dhe në një anë takat e saj në dysheme. /Lajmi.net/