Brenda kopshtit më të tmerrshëm zoologjik në botë

Një ekip i veterinarëve ndërkombëtar përshkruajnë skena të tmerrshme pas udhëtimit të tyre për të shpëtuar ‘kopshtin më të tmerrshëm zoologjik në botë’.

Fun

24/04/2015 17:20

Një ekip i veterinarëve ndërkombëtar udhëtuan në Gaza për të shpëtuar kopshtin e përshkruar si “kopshti më i tmerrshëm zoologjik në botë”, dhe ata thanë se skena që panë ata ishte edhe më e tmerrshme se që ishte sugjeruar.

I vendosur në një nga vendet politikisht më të paqëndrueshëm në botë, kopshti Khan Younis Zoo kohët e fundit erdhi në vëmendjen e ndërkombëtarëve pasi u shfaqën kafshët e gjalla duke jetuar me ato të vdekura, transmeton Lajmi.net.

Skenat tronditëse tërhoqën fokus të ri në rajonin ku luftimet në verën e kaluar vranë më shumë se 1,960 palestinezë dhe 67 izraelitë.

“Ka pasur shumë vëmendje të mediave”, thotë menaxheri i kopshtit zoologjik Ziyad Oweida. “Por askush në të vërtetë nuk erdhi të na ndihmojë”, shton ai.

Një ekip i veterinarëve nga organizata të mirëqenies së kafshëve tani është bërë grupi i parë që ka marrë leje nga autoritetet për të hyrë në Rripin e Gazës dhe për t’u kujdesur për kafshët.

Kirurgu veterinar Dr. Amir Khalil, duke udhëhequr misionin në Khan Younis, tha: “Macet e mëdha të mbijetuara – një luaneshë dhe një tigër – janë shkatërruar dhe dobësuar tmerrësisht. Shumë kafshë të tjera tashmë kanë ngordhur nga uria”.

Ai tha se ekipi i tij do të ofrojë një kujdes emergjent veterinar dhe ushqim për kafshët për tre muajt e ardhshëm.

Më poshtë mund ta shihni videon brenda kopshtit zoologjik më të tmerrshëm në botë.