Brenda ditës 25 aksidente komunikacioni

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente.

Lajme

15/07/2019 12:10

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente trafiku, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, nëntë aksidente kanë qenë me lëndime kurse 16 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 103 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme penale. /Lajmi.net/