Brenda dhomave VIP të QKUK-së (Foto)

Dhoma ku kanë qëndruar kohë pas kohe politikan e figura të ndryshme publike të Kosovës, në Qendrën Klinike Universitare është menduar ti ngjajë një apartamenti të zakonshëm.

Lajme

23/03/2016 15:12

Ka internet, Televizor dhe mbi të gjitha privatësi absolute nga të gjithë pacientët e tjerë. Pacienti në këtë dhomë edhe kujdesin shëndetësor e ka si person i rëndësisë së veçante derisa trajtohet në dhomën e dedikuar për “VIP”.

Këtë e thotë edhe Shpend Fazliu nga zyra për media në QKUK.

“Këto dhoma të veçanta, ose të njohura si dhoma ‘VIP’ për nga pamja nuk dallojnë shumë nga të tjerat, por megjithatë në to i sëmuri ‘VIP’ ka qetësi, trajtimi është më i veçantë, kanë TV dhe i lejohet përcjellës në dhomë”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

11

E veçantë është se në shumicën e kohës korridoret që qojnë në to janë të mbushur me policë që shoqërojnë të sëmurët.

Më së shumti në Klinikën e Kardiologjisë kur qëndron kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Për herë të fundit ai këtu ka qenë me 23 janari të vitit 2016.

Fazliu shpjegoi se dhoma të tilla ‘VIP’ ose apartamente ka në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Otorinolaringologji, Kardiologji, Neurologji, Klinika infektive.

Në dhomën ‘VIP’, në Kardiologji të QKUK-së së fundmi ka qenë i shtrirë edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Ndërkohë që edhe veprimtari Adem Demaçi para një muaji ka qëndrua në njërën nga dhomat e Neurologjisë.

44

Sipas tij në këto dhoma përveç personaliteteve të njohura qëndrojnë edhe stafi i huaj akademik që vinë në QKUK dhe aftësojnë stafin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“QKUK nuk ka mundësi të paguaj hotel për stafin e huaj akademik që ligjërojnë në Kosovë dhe mjekët e huaj që kryejnë intervenime në QKUK, i shfrytëzojnë ato. Ato dhoma menaxhohen direkt nga drejtorët e klinikave dhe jo nga menaxhmenti i SHSKUK-së. Pra, është në përgjegjësi të tyre se si i shfrytëzojnë ato, meqë drejtori i klinikës është përgjegjës direkt për  pasurinë e klinikës”, shpjegoi Fazliu.

Ai sqaroi se objektet fizike të QKUK-së, të cilat i shfrytëzojnë aktualisht klinikat e QKUK-së janë të vjetra, të ndërtuar me plane arkitektonike që më herët dhe që atëherë në kuadër të disa objekteve janë paraparë apartamente./GazetaFjala/

22 55 66 77