Brenda avionit rozë të Kylie Jenner në vlerë 72.9 milionë dollarë

Avioni i Kylie Jenner përmban një dhomë argëtimi, suitë master dhe hapësirë të madhe për veshmbathje.

ShowBiz

03/12/2020 23:59

Avioni privat i Kylie Jenner, Global Express, të cilin ajo e bleu para COVID-19, e përdori për ditëlindjen e 23-të në gushtin e kaluar, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Kylie siguroi transportin në mënyrë që të shoqëronte familjen dhe miqtë e saj në të gjitha llojet e vendeve interesante, dhe së fundmi një vend tropikal.

Aeroplani privat kushtoi 72.8 milionë dollarë dhe ka dekorime rozë nga koka te këmbët që të përputhen me skemën e ngjyrave të kompanisë së yllit.

Kabina e avionit është 8 metra e gjerë me 59.6 metra, ka 28 dritare dhe dy linja të mëdha rozë për të theksuar trupin.

Kylie nuk është e huaj në luks dhe padyshim që dëshironte që blerja e saj më e re të reflektonte stilin e saj të jetës.

Aeroplani ka një dhomë argëtimi, suitë, dy banjo, një galeri, zonë pushimi për ekipin, dollap dhe hapësirë të bollshme për ruajtjen e bagazhit.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians solli së bashku mjaft anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë për udhëtimin e tyre të fundit me avion.

Motra Khloe Kardashian, mbesa True dhe babai i saj (i True) Tristan Thompson u panë në bord, së bashku me Kourtney Kardashian dhe ishin e saj Scott Disick.

Mysafirëve të saj përveç udhëtimit si dhuratë, iu dha edhe një bollëk me dhurata të shtrenjta nga Kylie Jenner.

Ditëlindja e Kylie nuk ishte festa e vetme, për të cilën u përdor aeroplani rozë.

Kur vajza e saj Stormi Webster mbushi dy vjeç në shkurt, ylli televiziv dhe ish-partneri i saj Travis Scott, e çuan atë në Disney për të festuar.

Avioni i përdor edhe për ditëlindjen e shtatë të North, ku udhëtuan në Wyoming në qershor të vitrit 2020. /Lajmi.net/