Bregu: Rajoni ka nevojë për treg të përbashkët për të siguruar lëvizjen e lirë

Tregu i Përbashkët Rajonal është pjesë e agjendës së zotëruar nga rajoni, e mbështetur nga Komisioni Evropian (KE) i fokusuar në lidhjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, hapësirës digjitale, industriale, hapësirës së investimeve dhe inovacionit dhe axhendën e gjelbër.

Lajme

16/10/2020 15:56

Nuk jemi një rajon i përsosur, por po bëjmë më të mirën edhe në mes të papërsosmërie. Si hap i parë, ne si RCC do të lehtësojmë një marrëveshje rajonale gjithëpërfshirëse për lëvizjen me letërnjoftime. Marrëdhëniet tona tregtare në rajon nuk mund të funksionojnë më siç zakonisht kanë funksionuar, si biznes. Ne duhet të kemi një treg të përbashkët, që biznesi të kryhet lirshëm, kufijtë të mbahen të hapur për qarkullimin e mallrave dhe medikamenteve 24/7, kemi nevojë për shërbime digjitale për t’u shërbyer njerëzve, kemi nevojë për inovacione”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Takimin e Ministrave të Brendshëm, të Procesit të Berlinit që u fokusua në lëvizjen e lirë me Karta ID të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor (BP6), të mbajtur sot në internet.

“Nuk ka treg të përbashkët pa lirinë e lëvizjes. Ne nuk mund ta nxitim tregtinë pa hequr pengesat për të siguruar lëvizjen e lirë të biznesmenëve, shoferëve dhe qytetarëve. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar se kapërcyen retorikat politike dhe iniciativa e korridoreve të gjelbra ishte një shembull i mirë. Por liria e lëvizjes meriton angazhim më të madh sesa thjesht zgjidhjet reaktive dhe ad hoc (të pjesshme). Si hap i parë dhe më themelori, duhet t’i lejojmë qytetarët të jenë në gjendje të udhëtojnë me Karta Identiteti. Ne jemi të përkushtuar për ta bërë këtë fakt të kryer, si një nga rezultatet kryesore të dokumentit të ri të Planit të Veprimeve të Tregut të Përbashkët Rajonal të vitit 2021-2024 dhe ne po punojmë fort për ta bërë këtë një histori suksesi të rrëfyer nga udhëheqësit në Samitin e Sofjes në nëntor”, shtoi Bregu.

Takimi i Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit i quajtur “Siguria Kombëtare, Ndërkufitare dhe Njerëzore në Kohë Pandemie: Strategjia, Koordinimi dhe Sinergjia midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të Kryesisë së Përbashkët në Procesin e Berlinit 2020 dhe me mbështetjen e përsëritur të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor (BP) për të rritur bashkëpunimin rajonal që synon prodhimin e rezultateve konkrete për të gjithë qytetarët në të gjithë rajonin.

Diskutimi mbi “Lëvizjen e Lehtësuar mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me Karta ID”, u kryesua nga Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, ndihmuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC dhe Ministrat e Punëve të Brendshme të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tregu i Përbashkët Rajonal është pjesë e agjendës së zotëruar nga rajoni, e mbështetur nga Komisioni Evropian (KE) i fokusuar në lidhjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, hapësirës digjitale, industriale, hapësirës së investimeve dhe inovacionit dhe axhendën e gjelbër. RCC është në këtë proces së bashku me BE, qeveritë e vendeve të rajonit, CEFTA dhe partnerët në fazën e përparuar të përgatitjes, duke zhvilluar Planin e Veprimit që pritet të miratohet në fillim të Nëntorit, në Samitin e Sofjes të Ballkanit Perëndimor. /Lajmi.net/