Bredhi i Vitit të Ri

Lady Gaga vazhdon me çmenduritë e saj. Këngëtarja amerikane i ka befasuar të gjithë, kur është shfaqur me një bredh të Vitit të Ri në kokë, teksa po dilte nga një hotel i Londrës. Ajo kishte një veshje aspak të zakontë, si gjithmonë, me ngjyrë të kuqe dhe një palë pantallona, por ‘qershia mbi tortë’…

ShowBiz

10/12/2013 14:00

Lady Gaga vazhdon me çmenduritë e saj. Këngëtarja amerikane i ka befasuar të gjithë, kur është shfaqur me një bredh të Vitit të Ri në kokë, teksa po dilte nga një hotel i Londrës. Ajo kishte një veshje aspak të zakontë, si gjithmonë, me ngjyrë të kuqe dhe një palë pantallona, por ‘qershia mbi tortë’ ishte në kokën e saj, ku kishte vendosur një bredh.

“Gjëja që e dua është që ta harroj komplet se jam e famshme. Unë totalisht e harroj këtë”, deklaroi këngëtarja me prejardhje italiane. Ajo së fundmi ka rrëfyer tek Alan Carr se e pëlqen se si marijuana e ndihmon që ta harrojë presionin e jetës së saj aktive. Gaga duket se është gati qysh tash për Vitin e Ri.