Brazili zyrtarizon tetë futbollistë

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka zbuluar emrat e tetë prej 23 futbollistëve që do të përbëjnë skuadrën e tij në Kampionatin botëror.

Sport

24/04/2014 20:47

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka bërë të ditur emrat e tetë futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës së tij në Kampionatin botëror 2014.

Si shteti nikoqir, Brazili konsiderohet se do të jetë një prej favoritëve për të fituar titullin, por edhe për faktin se përbëhet nga një numër i madh yjesh.

Scolari ka zbuluar tetë emra që do të jenë në listën përfundimtare prej 23 futbollistëve.

“Julio Cesar, David Luiz, Thiago Silva, Ramires, Willian, Paulinho dhe Fred”, deklaroi Scolari.

Kurse, për t’i mësuar 15 emrat e tjerë duhet të presim deri më 7 maj. Brazili do të garojë në Grupin A së bashku me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin.