Brazili, kampion me vlerë

Kompania braziliane Pluriconsultoria ka analizuar 32 shtetet pjesëmarrëse në Kampionatin botëror 2014 dhe 20 futbollistët më të vlefshëm të këtyre skuadrave përfaqësueses. Dhe, studimi ka nxjerr nikoqirin Brazilin si ekipin me vlerën të më lartë në treg, 508.7 milionë euro, duke konsideruar futbollistët që mund të ftohen nga selektori Luiz Felipe Scolari për garën e…

Sport

06/12/2013 12:11

Kompania braziliane Pluriconsultoria ka analizuar 32 shtetet pjesëmarrëse në Kampionatin botëror 2014 dhe 20 futbollistët më të vlefshëm të këtyre skuadrave përfaqësueses.

Dhe, studimi ka nxjerr nikoqirin Brazilin si ekipin me vlerën të më lartë në treg, 508.7 milionë euro, duke konsideruar futbollistët që mund të ftohen nga selektori Luiz Felipe Scolari për garën e vitit të ardhshëm në vendlindje ne tyre.

Yje si Neymar, Thiago Silva, Dani Alves, Oscar e të tjerët përveç që kanë vlerë të lartë në treg ata edhe konsiderohen si një prej favoritët për të fituar në garën e vitit të ardhshëm.

Brazili përcillet nga Spanja që vlen 504 milionë euro, kurse ‘podiumi’ kompletohet nga Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi me 475.2 milionë euro.

Në total, vlera e përgjithshme e ekipeve pjesëmarrëse në Botërorin 2014 është gati 6 miliardë euro.