Brazili i fortë për Serbinë, triumfon 2:0

Ka përfunduar ndeshja Brazil – Serbia. Brazili e nisi me fitore Botërorin, duke mposhtur 2:0 Serbinë, shkruan lajmi.net. Gjatë gjithë takimit lojë më të mirë zhvilluan brazilianët, duke shënuar dy herë. Në raste të mirë shënimi ishte anësori i Real Madridit, Vinicius Jr, por nuk u tregua i saktë dy herë. Raphinha i Barcelonës gjithashtu…

Sport

24/11/2022 21:55

Ka përfunduar ndeshja Brazil – Serbia.

Brazili e nisi me fitore Botërorin, duke mposhtur 2:0 Serbinë, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit lojë më të mirë zhvilluan brazilianët, duke shënuar dy herë.

Në raste të mirë shënimi ishte anësori i Real Madridit, Vinicius Jr, por nuk u tregua i saktë dy herë.

Raphinha i Barcelonës gjithashtu mund t`ia dhuronte epërsinë ‘Seleçao’, por gjuajti plogësht në drejtim të portës së kundërshtarit.

Në anën tjetër serbët nuk ishin aspak të rrezikshëm me raste, kështu Alisson ishte gjatë gjithë pjesës së parë i papunë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0:0.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për brazilianët.

Me të filluar 45 minutat e dytë ata u vërsulen drejt portës së kundërshtarit.

Krijuan raste të shumta shënimi, por nuk po tregoheshin të saktë.

Po rridhte minuta e 63` kur Richarlison i dhuroi epërsinë Brazilit.

Vinicius Jr bëri një goditje të bukur drejt portës, por e priti portieri serb, megjithatë topi i rikthyer te sulmuesi i Tottenham u konkretizua në gol.

Në minutën e 73` brazilianët shënuan edhe golin e dytë.

Ishte përsëri Richarlison që shënoi një supergol për rezultatin 2:0.

Kështu Brazili pozicionohet në vendin e parë me tri pikë, aq sa ka Zvicra në pozitën e dytë.

Kurse, Kameruni dhe Serbia ndajnë dy pozitat e tjera me nga 0 pikë./Lajmi.net/