Brazili fiton me stil
Hulk dhe Robinho shënuan në secilën pjesë për ta udhëhequr Brazilin drejt fitores 2:1 ndaj Kilit në ndeshjen miqësore, duel që të dyja skuadrave u shërbeu si përgatitje për Kampionatin botëror 2014. Hulk realizoi në minutën e 14-të pas një shërbimi nga Oscar. Kurse, Eduardo Vargas e barazoi rezultatin për Kilin në minutën e 71-të…

Sport
Hulk dhe Robinho shënuan në secilën pjesë për ta udhëhequr Brazilin drejt fitores 2:1 ndaj Kilit në ndeshjen miqësore, duel që të dyja skuadrave u shërbeu si përgatitje për Kampionatin botëror 2014.
Hulk realizoi në minutën e 14-të pas një shërbimi nga Oscar. Kurse, Eduardo Vargas e barazoi rezultatin për Kilin në minutën e 71-të pasi mori një pasim të shkurtër nga Jean Beausejour dhe me një goditje të fuqishme e mposhti portierin brazilian, Juli Cesar.
Mirëpo, rezervisti Robinho ia siguroi Brazilit fitoren me shënimin e tij në minutën e 80-rtë kur e shndërroi në gol një harkim të saktë nga Maicon.