Brazili do të jetë kampion
Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka mohuar sugjerimet se skuadra e tij do të jetë nën presion të madh gjatë Kampionatit botëror vitin e ardhshëm, duke shprehur besimin se do ta fitojnë titullin e kampionit. Scolari u shpreh pas fitores 5:0 ndaj Hondurasit në Sun Life Stadium në Miami, që ishte fitorja e 11-të…

Sport
Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka mohuar sugjerimet se skuadra e tij do të jetë nën presion të madh gjatë Kampionatit botëror vitin e ardhshëm, duke shprehur besimin se do ta fitojnë titullin e kampionit.
Scolari u shpreh pas fitores 5:0 ndaj Hondurasit në Sun Life Stadium në Miami, që ishte fitorja e 11-të e Brazilit në 12 ndeshjet e fundit.
Dhe, i pyetur nëse ekipi i tij do të vuajë nën presion gjatë garës së vitit të ardhshëm në shtëpi, ‘profesori’ u shpreh me bindje.
“Nuk ka presion ndaj Brazilit që të bëhet kampion i botës. Brazili do të jetë kampion”, deklaroi ai.
Kjo ishte hera e dytë që Scolari u përgjigj në një pyetje të tillë, kurse në të kaluarën ka deklaruar se nëse nuk do të ishte optimist për triumf: “do të qëndroja i shtrirë në shtratin e shtëpisë”.