Brazili avancon në gjysmëfinale të Copa Americas

Brazili ka arritur ta mposht Kilin për të avancuar në gjysmëfinale.

Sport

03/07/2021 08:32

Kombëtarja e Brazilit po vazhdon me paraqitjet fantastike në kuadër të Copa Americas, shkruan lajmi.net.

“Seleção” që nga fillimi i turneut kanë shkëlqyer me paraqitje të mira, ndaj Kilit ata morën rezultat pozitiv, ndonëse atyre iu desh të vuajnë paksa për ta arritur atë.

Brazili fitoi me golin e Lucas Paquetas i cili shënoi në min 46′, gol i cili doli të ishte i vetmi në këtë takim.

Mirëpo për Brazilin, Gabriel Jesus u ndëshkua me të kuq në min 48′, duke i lënë ata në disavantazh numerik në pothuajse të gjithë pjesën e dytë.

Rezultati përfundimtar, Brazili 1-0 Kili.

Në kuadër të gjysmëfinales, Brazili do të ndeshet me Perunë./Lajmi.net/