Brazil-Kili, mesazh për Kosovën

Futbolli kosovar vazhdon të jetë i izoluar. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) me gjithë përpjekjet e saja dhe takimet me krerët e futbollit botëror përfshirë presidentin e FIFA’së, Sepp Blatter ende nuk ka gjetur një zgjidhje për të thyer izolimin e skuadrave nga Superliga e Kosovës në futboll. Mirëpo, procesin e lobimit që shteti…

Sport

20/11/2013 20:40

Futbolli kosovar vazhdon të jetë i izoluar. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) me gjithë përpjekjet e saja dhe takimet me krerët e futbollit botëror përfshirë presidentin e FIFA’së, Sepp Blatter ende nuk ka gjetur një zgjidhje për të thyer izolimin e skuadrave nga Superliga e Kosovës në futboll.

Mirëpo, procesin e lobimit që shteti ynë të jetë sa më parë pjesë e garave ndërkombëtare, po e ndihmojnë tifozë të ndryshëm anembanë botës të cilët po i përcjellin ndeshjet e nivelit më të lartë të garave duke shpalosur transparentë me mesazhe të përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Një lexues i Lajmi.net, Laurat Bugacku nga Toronto i ka dërguar këto fotografi ku ai së bashku me disa shokë përcollën ndeshjen miqësore mes Brazilit dhe Kilit dhe në tribuna shpalosën transparentin me mesazhin: “Ju lutem pranojeni Kosovën në FIFA”, në gjuhën angleze.