Brazil e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Venezuelës

Kombëtarja e Brazilit është duke e mposhtur Kombëtaren e Venezuelës, sfida hapëse për Kupën e Amerikës.

Sport

13/06/2021 23:49

Ashtu siç pritej, Brazili është duke dominuar në të gjitha aspektet dhe me plotë meritë është në epërsi, por me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte qendërmbrojtësi Marqunihos që gjeti golin në minutën e 23-të, duke shënuar pas një topi të rikthyer.

Neyamr kishte një rast të artë, por dështoi të shënojë nga gjashtë metra largësi.

Venezuela kërkoi një penallti pas një ndërhyrje te Militaos, por pas rishikimit të VAR-it doli që ishte e lejueshme.

Pra, epilogu përfundimtar i ndeshjes: Brazil 1 – 0 Venezuela./Lajmi.net/