Bravo nënshkruan nesër me Barcelonën
Barcelona do të bëhet nesër me portierin e dytë. Claudio Bravo pritet të nënshkruajë kontratë me gjigantin katalunas, pasi arriti marrëveshje javë më parë.
Sport
Nesër do të jetë dita e Claudio Bravos. Përmes një njoftimi në uebfaqen e saj zyrtare, Barcelona ka njoftuar se portieri i deritashëm i Real Sociedadit do ta nënshkruajë nesër kontratën, pasi t’i kalojë vizitat mjekësore në qendrën sportive të gjigantit katalunas.
Bravo do të jetë portieri i dytë që nënshkruan me klubin nga Camp Nou pas Marc-André Ter Stegen. Dyshja do t’i zëvendësojë dy portierët e larguar, Victor Valdes dhe Jose Pinto.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse në Botëror, tifozët katalunas e preferojnë më shumë Bravon sesa Ter Stegenin, në portën e tyre.