Bravo: Kujdes para El Clasicos

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka kërkuar nga skuadra e tij që të jetë shumë e kujdesshme në duelin e ardhshëm kundër Eibarit, para El Clasicos me Real Madridin.

Sport

12/03/2015 23:23

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo insiston se skuadra e tij që të jetë shumë e kujdesshme në duelin e ardhshëm kundër Eibarit, para El Clasicos me Real Madridin.

Gjiganti katalan mori kryesimin në La Ligë në fundjavën e shkuar, dhe Bravo kërkon që ekipi ta ruajë avantazhin.

“Duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi ai për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.

“Duhet të jemi të vëmendshëm si kurrë më parë në duelin ndaj Eibarit”, u shpreh ai.