Braktisja e duhanit përmirëson humorin
Ndalimi i pirjes së duhanit është i lidhur ngushtë me përmirësimet në shëndetin mendor njëjtë sikur të kishit marrur një ilaç kundër depresionit, thonë studiuesit. “Mesazhi kryesor është që kur njerëzit ndalojnë pirjen e duhanit, ata ndjehen më mirë sa se kur ishin duke e pirë atë”, thotë Dr.Paul Aveyard, autor i studimit. “Njerëzit të…

Lifestyle
Ndalimi i pirjes së duhanit është i lidhur ngushtë me përmirësimet në shëndetin mendor njëjtë sikur të kishit marrur një ilaç kundër depresionit, thonë studiuesit.
“Mesazhi kryesor është që kur njerëzit ndalojnë pirjen e duhanit, ata ndjehen më mirë sa se kur ishin duke e pirë atë”, thotë Dr.Paul Aveyard, autor i studimit.
“Njerëzit të cilët e lënë duhanin mund të ndjehen nervoz, dhe keq në fillim. Por, ato ndjenja janë të ngjashme me ndjenjat e stresit. Për klinikët si unë, kur shoh njerëz duke pirë duhan të cilët gjithashtu kanë probleme shëndetësore mentale, ekziston një ndjenjë se ne jemi të privuar që të mirremi me stresin”, tha ai.
Studimi i bërë i përfshiu 26 njerëz të cilët ishin duke pirë duhan dhe 26 të tjerë të cilët e kishin lënë.
Ata të cilët vazhdonin të pinin duhan kishin njëkohësisht probleme me stresin dhe nervozen, kurse këta të cilët e kishin lënë raportuan se vetëm në fillim kishin pak probleme por pastaj humori i tyre ndryshoi tërësisht, dhe thjeshtë po ndjehen shumë më mirë.
Andaj nëse dëshironi të keni një humor më të mirë gjatë ditës, mundësia ekziston, e ajo është braktisja e pirjes së duhanit.