Brahmer: Krasniqi një boksier i vërtetë

Boksieri gjerman, Jurgen Brahmer ka pranuar se Haxhi Krasniqi është një boksier i vërtetë duke thënë se do të pranonte një revansh nëse Haxhiu do t’ia kërkonte këtë gjë.

Sport

22/03/2015 09:36

Brahmer arriti që të fitojë në përballjen kundër Krasniqit e cila ishte e vlefshme për titullin e kampionit të botës.

“Ishte një duel i fortë nga Krasniqi. Ai më ka goditur dhe më ka shpërqendruar shumë”.

“Ne padyshim se do të mund të bëjmë një duel tjetër. Unë do të pranoja”, përfundoi Brahmer pas përballjes.