Brahimaj: Votën time Fatmir Limaj nuk do ta ketë
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, para seancës së 49-të konstitutive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk do ta votojë kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për kryetar të Kuvendit. Ai shpjegoi edhe arsyet e këtij qëndrimi: “Prej fillimit e kemi thënë që këta e kanë një marrëveshje, zoti Limaj, që janë taku disa…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, para seancës së 49-të konstitutive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk do ta votojë kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për kryetar të Kuvendit.
Ai shpjegoi edhe arsyet e këtij qëndrimi:
“Prej fillimit e kemi thënë që këta e kanë një marrëveshje, zoti Limaj, që janë taku disa herë, sigurisht që bien në dakordancë, votën time zoti Limaj nuk do ta ketë. Ne i kemi dhënë propozimet tona që kushdo prej VV që nuk është në qeveri e paguajmë, por zoti Limajn jo! Fer dhe e ndershme do të ishte po të thoshte ‘unë këtu i ndaj rrugët’, e jo me marrë vesh përmes medias. Ata kanë në parim marrëveshje edhe me Listën Serbe, pas çdo seance pas përfundimit, Lista Serbe, zoti Limaj dhe VV e lëshojnë sallën, ndërsa lista serbe”, tha Brahimaj./Lajmi.net/