Brahimaj thotë se në asnjë rrethanë nuk e voton Albulena Haxhiun për kryeparlamentare: Edhe nëse merr vendim partia, unë këtë person nuk e votoj

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar për media në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend e saktësisht edhe për deklaratën e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës i cili ka thënë se do ta votonte Haxhiun. Ai ka thënë se kjo deklaratë e tij nuk është diskutuar në parti pasi që nuk ka pas…

Lajme

09/07/2025 11:05

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar për media në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend e saktësisht edhe për deklaratën e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës i cili ka thënë se do ta votonte Haxhiun.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e tij nuk është diskutuar në parti pasi që nuk ka pas takim, ndërsa sapo të kenë një takim do ta votojnë.

Ai ka thënë se VV nuk është e interesuar të bëj numrat pasi që në çdo seancë ka mungesa të deputetëve të VV-së.

” E kanë gjet një fatkeq, gjyshin plak [Avni Deharin] e kanë qit aty i cili nuk ka të drejtë të del prej rendit të ditës të cilin e ka bërë kryesia e Parlamentit paraprak. Asnjë pikë asnjë presje nuk ka të drejtë me e ndryshu. Për me e ndryshu duhet me u ul përsëri kryesia e vjetër me e ndryshu rendin e ditës.”, ka thënë Brahimaj.

Ai ka thënë se Albulena Haxhiun nuk do ta voton në asnjë rrethanë.

“Unë personalisht me këtë propozim që e ka VV-ja nuk do ta votoj në asnjë rrethanë. Edhe nëse merr vendim partia, në AAK ka demokraci unë këtë person nuk e votoj. Kam propozu një person, kanë propozu edhe të tjerët por cilin do nga emrat që nuk kanë qenë në ekzekutiv jam i gatshëm me e votu”, ka thënë Brahimaj. /Lajmi.net/