Bradley Cooper dhe Lady Gaga kapen mat, këngëtaren e tradhton buzëkuqi

Lady Gagan e ka tradhtuar keq buzëkuqi.

ShowBiz

03/03/2019 08:32

Pas “Oscars” ka pasur dyshime se Bradley Cooper dhe Lady Gaga kanë nisur një lidhje dashurie, dhe këngëtarja e kishte mohuar një gjë të tillë në mënyrë indirekte duke treguar se ka qenë kënqësi ta marrë një “Oscar” krah mikut më të mirë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo një foto e tyre e cila po qarkullon së fundmi ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi në të vihet re një detaj që shokoi të gjithë.

Një fans ka publikuar fotografinë e aktorëve nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley por nuk dihet nëse fotografia është bërë jashtë xhirimeve.

Bradley vazhdon lidhjen me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ka dhe një fëmijë./Lajmi.net/