Bradley Cooper dhe Irina Shayk shuajnë zërat rreth ndarjes

Bradley Cooper dukej i lumtur përkrah partneres, Irina Shayk dhe vajzës së tyre, Lea, pas thashethemeve për ndarje.

ShowBiz

15/03/2019 23:10

Çifti filluan lidhjen më 2015, ndërsa dy vite më vonë mirëpritën vajzën, Lea, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Bradley Cooper, 44 vjeç, dhe e dashura e tij Irina Shayk, 33 vjeç, u fotografuan të lumtur ndërsa po shijonin një ditë me vajzën e tyre, të enjten pasdite.

Dyshja ishin pre e thashethemeve pas performancës së Bradley me Lady Gagën në “Oscars”, ku thuhej se kishte diçka më shumë rreth tyre.

Megjithatë, ata shuan zërat për krizë në lidhjen e tyre, duke u shfaqur të buzëqeshur në Los Angeles.

Irina ishte veshur në veshje sportive, ndërsa shfaqi bukurinë natyrale pa grim në fytyrë. /Lajmi.net/