Brad Pitt takon për herë të parë fëmijët, pas kërkesës për divorc

Padyshim që divorci mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishte një lajm që pushtoi menjeherë mediat rozë në të gjithë botën.

ShowBiz

14/10/2016 16:24

Pas kërkesës për divorc, Angelina ka kërkuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre. Aktori i famshëm ka kaluar kohë me fëmijët e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Raportohet se Pitt, takoi fëmijët e tij gjatë fundjavës për herë të pare, që pas kërkesës për divorc të Angelinës më 19 shtator.

Mirror shkruan se është arritur një marrëveshje mes çiftit, që Brad ti takojë rregullisht fëmijët.
Takimi i aktorit me gjashtë fëmijët e tij erdhi pasi ai u pastrua nga akuzat për abuzim ndaj fëmijëve.