Brad Pitt merr pjesë në protestë për George Floyd
Brad Pitt është vërejtur së bashku me protestuesit në Hollywood.

ShowBiz
Brad Pitt u vërejt në protestë pas vdekjes së George Floyd në Hollywood të dielën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Në një foto të marrë nga DailyMail, fituesi i çmimit “Oscar” u pa me rreth 50,000 njerëz që vërshuan rrugët e Los Angeles.
Karakteristikat e njohura të Pitit ishin mezi të dallueshme pasi ai merrte pjesë me motoçikletën e tij të rrallë BMW.
Me një helmetë në kokën e tij, ylli i Hollywood-it, 56 vjeç, u bashkua me protestuesit, ndërsa kishte veshur një bluzë gri me mbishkrimin George Floyd.
Por, një protestues me sy shqiponjë vuri re aktorin jashtë t eatrit ‘Grauman’s Chinese’ në zemër të Hollywood-it.
Në përputhje me rregullat kundër COVID-19, aktori kishte vendosur maskë dhe doreza për t’u mbrojtur. /Lajmi.net/



