Brad Pitt harron përfundimisht Angelinën, nis romancën me aktoren e njohur?

Brad Pitt duket se ka filluar një romancë të re.

ShowBiz

20/01/2019 08:33

Brad Pitt, 55 vjeç dhe Charlize Theron, 43 vjeç, kanë filluar lidhjen, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Pitt njoftohet se është duke u takuar me një tjetër aktore të Hollywood-it, dy vite pas ndarjes nga gruaja e tij, fituesja e “Oscar”, Angelina Jolie.

Sipas burimeve të “TheSun”, aktori ka filluar lidhjen me Charlize Theron dhe u prezantuan nga ish i fejuari i saj, Sean Penn.

Thuhet se ta janë parë bashkë në një ndejë, pas shfaqjes së filmit të Pitt “If Beale Street Could Talk”.

Sipas po atij burimi, çifti janë parë të afërt me njëri-tjetrin, madje dukeshin shumë të lumtur. /Lajmi.net/