BQE-ja ul normën referente të interesit në 0.05 për qind
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normën referente të interesit në gjithsej 0.05 për qind që paraqet minimumin historik.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201409/full/13065100_13073500.jpg)
Bota
Si njofton BBC, përqindja e normës referentë të interesit është norma me të cilën BQE i plason mjetet e veta në bankat komerciale-afariste. Parashikohet se kjo do të ndikojë edhe në uljen e normave të bankave afariste, të cilat i plasojnë mjetet për qytetarë dhe për kompani.
Kjo do të thotë që vendimi i BQE-së do të mund të kishte ndikim në ulje të mëtejshme të EURIBO-it.
Për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë marrë kredi nga bankat e që lidhen edhe me normën e interesit të EURIBR-it, kjo do të thotë ulje e normave të interesit dhe të kësteve të mbetura për shlyerjen e kredive.