Boyd pështyu Hartin

Mesfushori George Boyd nuk pati sukses me kërkesën e tij për një penallti në pjesën e dytë të ballafaqimit kundër Manchester Cityt kur u rrëzua brenda zonës, në humbjen 2:0. Dhe, ai u kundërpërgjigj duke e pështyrë në fytyrë portierin e Cityt dhe Kombëtares angleze. Kamerat e televizionit BT Sport e kanë zënë pamjen e…

Sport

15/03/2014 18:45

Mesfushori George Boyd nuk pati sukses me kërkesën e tij për një penallti në pjesën e dytë të ballafaqimit kundër Manchester Cityt kur u rrëzua brenda zonës, në humbjen 2:0.

Dhe, ai u kundërpërgjigj duke e pështyrë në fytyrë portierin e Cityt dhe Kombëtares angleze.

Kamerat e televizionit BT Sport e kanë zënë pamjen e turpshme të Boyd kur përshtyu Hartin, gjest që mund t’i krijojë telashe me komisionin disiplinor të Federatës së Futbollit të Anglisë.

“Do të bisedoj me Georgen për veprimin e tij ndaj Hartit. Në një situatë të tillë, ka futbollistë që kërkojnë reagim dhe ju duhet të ruani gjakftohtësinë, ju duhet të jeni të gatshëm të vazhdoni rrugën e juaj. Do të bisedoj me të për të mësuar se qka mendon për atë që bëri”, deklaroi menaxheri i Hull Cityt, Steve Bruce.