Bottas flet për konkurrencën me Hamilton: Nuk kam nevojë për psikolog

Derisa ka qenë sezoni më i mirë i Mercedes, pavarësisht presionit në rritje që vjen me sukses, Valterri Bottas nuk ndjen se i duhet një psikolog për ta ndihmuar atë të merret me të gjitha.

Sport

22/07/2019 10:25

Në kontrast me qasjen e Nico Rosberg, i cili ka përdorur një psikolog në sezonin 2016 kur ai mundi Lewis Hamiltonin, shoferi finlandez shkon me instinktet e tij dhe e rrethon veten me njerëz që beson.

“Unë nuk mendoj se [një psikolog] do të punojë për mua”, tha Bottas, transmeton lajmi.net.

“Disa kanë nevojë për ndihmë nga jashtë. Kam mjaft njerëz të mirë rreth meje, me të cilët mund të flas”.

“Për mua është njeriu në pasqyrë që jep përgjigjet nëse kisha kohë të vështira ose dyshime e kështu me radhë”, deklaroi ai.

Bottas është aktualisht i dyti në renditje, 39 pikë nga lideri dhe shoku i ekipit, Lewis Hamilton. /Lajmi.net/