Botërori më i mirë në histori

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter beson se Kampionati botëror 2014 në Brazil do të jetë më i miri në histori. Së fundmi, Blatter kritikoi nikoqirin për vonesën në përgatitjen e stadiumeve të caktuara për zhvillimin e garës. Por, zvicerani është i sigurt se ngjarja do të jetë e suksesshme. “Pavarësisht të gjitha kritikave, do të…

Sport

10/01/2014 21:44

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter beson se Kampionati botëror 2014 në Brazil do të jetë më i miri në histori.

Së fundmi, Blatter kritikoi nikoqirin për vonesën në përgatitjen e stadiumeve të caktuara për zhvillimin e garës. Por, zvicerani është i sigurt se ngjarja do të jetë e suksesshme.

“Pavarësisht të gjitha kritikave, do të jetë Kampionati botëror më i mirë në histori”, deklaroi 77-vjeçari për FIFA.com.

“Ritmi i futbollit është ndryshe, gara është ndryshe. Kemi 32 ekipe tani kurse dikur (më 1950) nuk ishin as 16. Kemi pasur gara si ajo në Itali më 1990 ku nuk ishin përgatitur ulëset derisa disa ditë para ndeshjes së parë, por gjithçka ishte gati”, u shpreh ai.

Andaj, Blatter beson se Brazili do të jetë gati.

“Jam i sigurt se në mars të gjithë stadiumet do të jenë të kompletuar dhe do të kemi kohë të mjaftueshme të zhvillojmë përgatitjet. Jam i bindur se stadiumet moderne do të përgjigjen sipas parashikimeve të spektatorëve dhe futbollistëve”, u shpreh ai.