Boterori Kina 2019 – 56 lojtarë nga NBA, Boston skuadra me më së shumti lojtar

Kampionati Botëror i basketbollit, Kina 2019, do të nis nesër (31 gusht).

Sport

30/08/2019 23:19

E shtuna do të jetë dita kur do të nis Kampionati Botëror në Basketboll, i cili do të mbahet në Kinë, ku do të marrin pjesë 32 skuadrat më të mira në botë.

Një fakt interesant lidhur me këtë turne do të jetë ai se do të jenë 56 basketbollistë që aktivizohen në ligën e NBA, përcjell lajmi.net.

Përveç 12 lojtarëve të kombëtares së SHBA-ve, të cilët luajnë të gjithë në NBA, janë edhe 16 kombëtare të tjera që kanë nga së paku një lojtar që luan në NBA.

Boston Celtics është skuadra që ka më së shumti lojtar që do të aktivizohen në kampionat, me gjithsej 6, pastaj pason Milwaukee Bucks me 5 dhe Memphis e Orlando me nga 4. /Lajmi.net/