lajmi.net

Botërori i Messit

Javier Zanetti beson se Kampionati botëror në Brazil mund të kalojë nën gjurmët e Lionel Messit. Ai thotë se kapiteni i Argjentinës e ka maturinë e nevojshme për të udhëhequr ekipin drejt suksesit.

Sport

24/06/2014 11:47

Javier Zanetti beson se ky mund të jetë Kampionati botëror që do të sjellë shpërthimin e vërtetë të Lionel Messit në nivelin ndërkombëtar.

Ish kapiteni i Interit, i cili i dha fund karrierës si futbollist pas përfundimit të edicionit të kaluar ka mbështetur sulmuesin dhe kapitenin e Argjentinës, Messi, të inspirojë ekipin drejt triumfit në Brazil. “Duket pikërisht se do të jetë Botërori i Leos”, deklaroi Zanetti.

“Uroj të jetë kështu. E ka udhëhequr skuadrën në momentet kur ajo kishte më së shumti nevojë. Vetëm super kampionët mund të bëjnë diçka të tillë. Është një lider absolut i këtij grupi”, u shpreh legjenda e Nerazzurrëve.

“Nga viti 2006-2010 ishte i njohur talenti i tij i jashtëzakonshëm, por ishte ende i ri dhe duhej të zhvillohej. Në 3-4 vitet e fundit është zhvilluar shumë dhe tani është kapiten dhe i merr përgjegjësitë e tij. Për këtë arsye duhet të jetë Botërori i tij”, përfundoi Zanetti. 

Botërori i Messit

Mesfushori i Argjentinës, Javier Mascherano ka thënë se ky Kampionat botëror mund të jetë i bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi. Ai tregon se sulmuesi është super i motivuar në Brazil.

Sport

19/06/2014 23:44

Javier Mascherano beson se Kampionati botëror 2014 mund të kalojë nën gjurmët e Lionel Messit.

Mesfushori i Argjentinës lavdëroi kapitenin e tij dhe shprehu besimin se sulmuesi do të udhëheq ekipin drejt suksesit në Brazil.

Argjentina fitoi duelin e saj të parë në kuadër të Grupit F ndaj Bosnjës e Hercegovinës, me rezultat 2:1, ku një prej golave e realizoi Messi. Por, Mascherano pret edhe shumë më tepër nga bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja dhe Barcelona.

“Leo e kupton mirë futbollin, ka të drejtë të tregon se me cilin bashkëlojtar preferon të luajë më shumë, ose nëse do të ishte më mirë që të luajmë me tre sulmues”, deklaroi Mascherano.

“Por, Leo e di se gjatë rrugëtimit në Botëror, skuadra mund të ndryshoj taktikën. A mund të jetë Botërori i tij? E shoh super të motivuar, të gatshëm të bëjë diqka të madhe”, përfundoi ai. 

LM