Botërori i Brazilit

Luiz Felipe Scolari është i bindur, Brazili mund të fitojë Kampionatin botëror. Skuadra e Scolarit do të jetë nikoqire e garës gjatë verës dhe ai është i bindur se futbollistët e tij mund të fitojnë titullin e kampionit. “Duhet t’i respektojmë kundërshtarit por e kam bindjen se skuadra jonë mund të fitojë Botërorin. Me ndihmën…

Sport

18/02/2014 21:08

Luiz Felipe Scolari është i bindur, Brazili mund të fitojë Kampionatin botëror.

Skuadra e Scolarit do të jetë nikoqire e garës gjatë verës dhe ai është i bindur se futbollistët e tij mund të fitojnë titullin e kampionit.

“Duhet t’i respektojmë kundërshtarit por e kam bindjen se skuadra jonë mund të fitojë Botërorin. Me ndihmën e publikut, dhe faktin se kemi një grup kualitativ të futbollistëve, besoj fuqishëm se mund të arrijmë suksesin. Shumë skuadra flasin e flasin, përfshirë ato që kanë nga një titull të kampionit andaj imagjinojeni se çka duhet të themi ne që kemi pesë”, deklaroi Scolari.

“Edhe ato ekipe me nga një titull të kampionit besojnë në triumf, madje disa edhe më tepër se ne”.