Botërori, asgjë pa mua

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se Kampionati botëror 2014 nuk do të jetë interesant për t’u shikuar për shkak se ai nuk do të jetë në të. Ibrahimovic nuk mjaftoi për të parandaluar eliminimin e Suedisë në kuadër të barazhit nga Portugalia që fitoi me rezultat të përgjithshëm 4:2. 32-vjeçari shënoi dy herë në…

Sport

20/11/2013 10:13

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se Kampionati botëror 2014 nuk do të jetë interesant për t’u shikuar për shkak se ai nuk do të jetë në të.

Ibrahimovic nuk mjaftoi për të parandaluar eliminimin e Suedisë në kuadër të barazhit nga Portugalia që fitoi me rezultat të përgjithshëm 4:2.

32-vjeçari shënoi dy herë në ndeshjen e kthimit por Cristiano Ronaldo e kualifikoi Portugalinë duek realizuar het-trik.

Kurse, ylli i PSG-së ka thënë se gara e vitit të ardhshëm në Brazil mund të mos jetë interesante për shikuesit meqë ai nuk do të jetë i përfshirë.

“Kjo ishte ndoshta përpjekja e fundit për të arritur në një Kampionat botëror për mua. Një gjë është e sigurt, Kampionati botëror pa mua nuk ka asgjë për të shikuar, andaj nuk ja vlen ta presim”, deklaroi Ibrahimovic për mediat suedeze.

“Urime Portugalisë, por të dyja skuadrat e merituan kualifikimin. Dëshpërimi është i madh tani, sepse Kampionati botëror në Brazil do të mbetet vetëm ëndërr për ekipin e Suedisë”, përfundoi ai.