Botëror për tu harruar nga SHBA-të, mposhten edhe nga Serbia

Kombëtarja e SHBA-ve në basketboll ka luajtur një Kampionat Botëror, të cilin do të mundohen ta largojnë nga memoria sa më parë.

Sport

12/09/2019 15:56

Pas disfatës së pësuar nga Franca, duke shuar ëndrrën për pozitën e parë dhe një medalje ari, kombëtarja amerikane vazhdoi rrugëtimin për tu përballur me Serbinë.

Kjo ndeshje nisi jashtëzakonisht keq për amerikanët, të cilët në 10 minutëshin e parë e gjetën vetën në disavantazh 32:7, raporton lajmi.net.

Në çerekun e dytë, lojtarët e Popovich rikthyen paksa lojën në favor të tyre, dhe triumfuan me rezultatin 12:33.

10 minutëshi i tretë ishte më i barabarti, ku kombëtaret realizuan nga 27 pikë, respektivisht 28, raporton lajmi.net.

Edhe çereku i fundit u takoi serbëve, të cilët e fituan këtë 10 minutësh me rezultatin 23:21, për rezultatin përfundimtar 94:89.

Kujtojmë se në këtë botëror, SHBA-të janë paraqitur pa lojtarët më të mirë që kishin në dispozicion. /Lajmi.net/