Bota në alarm: Aeroportet frikë nga sulmet vetëvrasëse të Al-Kaidas (Foto)
Prodhuesit më të mirë të bombave të Al Kaidas, janë duke punuar në ndërtimin e pajisjeve që terroristët të jenë në gjendje t’i shmangin nga skanerët, bombat apo armët tjera të fshehura në trupin e tyre. Ditët e fundit, ambasada e SHBA-ve në Ugandë dhe Algjeri kanë njoftuar për mundësinë e sulmeve terroriste.

Bota
Aeroportet në mbarë botën janë në alarm nga frika e fanatikëve nga Jemeni dhe Siria të cilët kanë bashkuar forcat për të kryer sulme me bomba në avionë.
Ibrahim Hassan al-Asiri, një person që bën bomba për organizatën terroriste Al-Kaida, është duke punuar rreth një bombe që nuk do të shihet në skaner, e cila do të vendoset trupin e vetëvrasës ose në ndonjë aparat elektronik me rreze elektron.
Ibrahim dhe ekipi i tij është vendosur në Jemen. Organet e sigurisë kanë informacione se “njerëzit bomba”, që kanë pasaporta evropiane janë duke u përgatitur për të përdorur teknologji të reja vdekjeprurëse të cilat do të shpërthejnë në kohën kur avioni është në ajër.
Turistët të cilët janë duke u përgatitur për pushime mund të përballen me vonesa në fluturime për shkak kontrollave që do të aplikohen në shkallë të gjërë.
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar të gjitha aeroportet që të rrisin masat e sigurisë, për shkak të kërcënimeve terroriste.
Agjentët e CIA-s zbuluan se disa granata mund të krijohen përmes disa pikave të eksplozivit të lëngshëm që shpërthen në pajisje jo-metalike.
Bomba e vendosur në formë kirurgjike në trupin e sulmuesit vetëvrasës, e fshehur në një pajisje elektronike apo në këpucë, ka pak shanse që të zbulohet.
Në aeroportin Heathrow të Londrës, pasagjerëve po u kërkohet të fikon laptopët, telefonat celularë dhe pajisjet tjera elektronike. (lajmi.net)