Boston fiton ndaj Milwaukee Bucks, barazohet seria në 2 – Golden State një fitore larg finales së perëndimit

Sport

10/05/2022 08:04

Janë luajtur edhe dy ndeshje jashtëzakonisht interesante në kuadër të fazës ‘Play Off’ në NBA.

Skuadra e Boston Celtics ka marrë një fitore të madhe, ndonëse të vështirë ndaj Milwaukee Bucks, me rezultatin 116:108, shkruan lajmi.net.

Jayson Tatum dhe Al Horford me nga 30 pikë të dy ishin më të dalluarit te skuadra e Celtics. Tatum shtoi edhe 13 kërcime, për të kompletuar ‘Double-double’.

Marcus Smart e Jaylen Brown po ashtu dhanë kontribut të mirë, duke shënuar secili nga 18 pikë.

Në radhët e Bucks u dallua Giannis Antetokounmpo me 34 pikë e 18 kërcime, por që nuk mjaftuan për skuadrën e tij.

Në anën tjetër, Golden State Warriors kanë mposhtur skuadrën e Memphis Grizzlies me rezultatin 101:98, për të çuar serinë në 3:1 dhe mbetet kështu një fitore larg finales së konferencës perëndimore.

Steph Curry ishte më efikasi te GSW, me 32 pikë të shënuara, kurse mirë bënë edhe Wiggins e Klay Thomson me 17 respektivisht 14 pikë.

Boston Celtics – Milwaukee Bucks shkon tashmë në 2:2, kurse Golden State Warriors – Memphis Grizzlies në 3:1, në serinë e asaj që sheh të kualifikohet më e mira skuadër nga shtatë ndeshje (ajo që fiton katër). /Lajmi.net/