Boston Celtics rihapin serinë, fitojnë në ndeshjen e tretë kundër Miami Heat

Finalja e konferencës lindore është rihapur me fitoren e Celtics.

Sport

20/09/2020 08:07

Boston Celtics kanë shënuar fitore në ndeshjen e tretë kundër Miami Heat, me rezultatin 106:117, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Celtics e nisi më mirë qysh në 10 minutëshin e parë, duke fituar 31:22.

Më efikasë Celtics ishin edhe në çerekun e dytë (28:32) dhe çerekun e tretë (24:26).

Heat qëndruan më mirë në çerekun e katërt, duke fituar atë pjesë loje me 32:28, por kjo nuk mjaftoi për rezultatin final.

Celtics ishin të shkëlqyer në lojën ekipore, duke bërë që katër lojtarë të regjistronin 20+ pikë.

Jaylen Brow, regjistroi 26 pikë, Jayson Tatum 25, Marcus Smart 20 dhe Kemba Walker 21.

Kështu, seria e finaleve të konferencës lindore shkon në 2:1 për Heat, duke obliguar së paku edhe lojën e pestë. /Lajmi.net/