Zyrtare: Boston Celtics e suspendon Udokan për sezonin e 2022/23

Ime Udoka është suspenduar nga Boston Celtics për tërë sezonin 2022/23 në NBA. Të paktën kështu bën të ditur Bletcher Sport, në një raportim të bërë para pesë orësh, dhe vetë klubi i Celtics. Trajneri po akuzohet se ka pasur marrëdhënie intime me një grua, pjesë të stafit të ekipit. Udoka mori akuza të shumta…

Sport

23/09/2022 09:29

Ime Udoka është suspenduar nga Boston Celtics për tërë sezonin 2022/23 në NBA.

Të paktën kështu bën të ditur Bletcher Sport, në një raportim të bërë para pesë orësh, dhe vetë klubi i Celtics.

Trajneri po akuzohet se ka pasur marrëdhënie intime me një grua, pjesë të stafit të ekipit.

Udoka mori akuza të shumta në lidhje me këtë çështje, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë.

Vendin e tij pritet ta zë Joe Mazzulla që do të jetë trajner i përkohshëm i Celtics. /Lajmi.net/