Boston Celtic mposht 108 – 95 Milwuakee Bucks

Sport

14/05/2022 09:27

Boston Celtics e ka mposhtur me rezultat 108 – 95 Milwaukee Bucksin në ndeshjen e gjashtë të play-offit.

Vendasit barazuan rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve në 3-3 dhe do të jetë ndeshja e shtatë ajo që do ta përcaktojë fituesin e kësaj kampanje në mes tyre.

Ai që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte padyshim Jayson Tatum që e mbajti në garë Celtics të paktën deri në lojën e fundit, transmeton lajmi.net.

Tatum shënoi hiç më pak se 46 pikë, duke e lënë në hije një performancë të mirë të Giannisit te kundërshtarët.

Përderisa Bucks reduktuan në 4 pikë epërsinë e Celtics, ishte pikërisht Tatum ai që mori mbi supe fatin e skuadrës së tij, duke i shënuar 16 nga 26 pikët e ekipit të tij në çerekun e katërt.

Ndeshja e fundit në mes të tyre do të luhet më 15 maj. /Lajmi.net/