Bosnjë: Pas 22 vjetësh, katër të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve

Muhamed Shishiq, Emir Drakoviq, Aziz Shusha dhe Tarik Shishiq ngarkohen se kanë kryer krime lufte kundër civilëve serbë para 22 vjetëve. 

Lajme

20/08/2014 23:01

Sipas aktakuzës së konfirmuar të Gjykatës së Bosnjës e Hercegovin

Sipas aktakuzës së konfirmuar të Gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës, Emir Drakoviq ngarkohet për veprën penale të krimit të luftës kundër robërve të luftës, transmetojnë mediet boshnjake.

Në aktakuzë, pos tjerash, thuhet se i akuzuari Muhamed Shishiq, si komandant i togut diversant, që deri në fund të muajit nëntor 1992 ka vepruar në kuadër të Brigadës së 31-të të Drinës, ka koordinuar dhe ka kryer sulmin kundër kolonës së refugjatëve serbë në afërsi të vendit Gorazhde, e që pati për pasojë vdekjen dhe plagosjen e më shumë civilëve.

Aktakuza ngarkon po ashtu Emir Drakoviqin se nga fundi i vitit 1992, në territorin e komunës së Foçës ka kryer krimin e vrasjes, torturimit dhe sakatimit me sëpatë të një civili dhe të një robi të luftës, njoftoi Gjykata e Bosnjës, transmeton agjencia gazetare Fena. 

s, Emir Drakoviq ngarkohet për veprën penale të krimit të luftës kundër robërve të luftës, transmetojnë mediet boshnjake.