Bosnjë, një milion njerëz pa ujë, 100,000 shtëpi të pabanueshme

Vërshimet e papara, që javën e kaluar shkretëruan më shunë se gjysmën e territorit të Bosnjës e Hercegovinës, kanë lëvizur edhe minat e vendosura gjatë luftës 1992-1995, gjë që vlerësohet se paraqet rrezik të madh për popullsinë e viseve të vërshuara. 

Lajme

19/05/2014 18:44

Vërshimet i kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale Bosnjës e Hercegovinës, që mund të krahasohen vetëm me dëmet e viteve të luftës, tha të hënën në Sarajevë Zllatko Llagumxhija, ministër i Punëve të Jashtme të këtij vendi, duke cekur se nga pasojat e vërshimeve të fundit janë prekur mbi 1 milion banorë.

“Një milion njerëz janë pa ujë të pijshëm, një e katërta e popullsisë është goditur drejtpërdrejt nga vërshimet, janë regjistruar mbi 2,000 rrëshqitje dheu, kurse janë shkatërruar plotësisht apo rëndë mbi 100,000 objekte banimi, janë të dhënat e para për përmasat e dëmit”, deklaroi ai për gazetarët.

Ai shoti se tashmë dihet që janë shkatërruar të paktën  230 shkolla dhe entesh shëndetësore.

Por, sa i përket numrit të të mbyturve, ai nuk diti të japë shifra të sakta, duke shtuar se kjo do të merret vesh vetëm pas tërheqjes së ujit.